1. Parim i përgjithshëm
Donacionet e bëra në shoqatë janë dhurime vullnetare bamirësie dhe në përputhje me charity law në Mbretërinë e Bashkuar:
nuk janë të kthyeshme
përveç rasteve kur ekziston bazë ligjore e qartë dhe e dokumentuar.
Donacionet nuk konsiderohen hua, investim apo ortakëri, por kontribute të pakthyeshme për qëllime bamirësie.
2. Afati për paraqitjen e kërkesës
Çdo kërkesë për shqyrtim të rimbursimit duhet të paraqitet brenda 60 ditëve nga data e dhënies së donacionit, përveç rasteve të mashtrimit apo gabimit teknik të provuar.
3. Kur mund të merret në konsideratë kthimi?
Vetëm në këto raste të jashtëzakonshme:
- Donacioni është bërë gabimisht (p.sh. shumë e dyfishtë apo gabim teknik).
- Donatori ka vendosur kusht të shkruar që nuk është përmbushur.
- Qëllimi bamirës është bërë i pamundur përgjithmonë.
- Ka pasur mashtrim apo presion të provuar.
4. Procedura e kërkesës për kthim
Nëse paraqitet kërkesë:
- Dorëzohet me shkrim.
- Shqyrtohet nga Board of Trustees.
- Merret vendim zyrtar me procesverbal.
- Konsultohet këshillim ligjor nëse është e nevojshme.
Afati për përgjigje zyrtare është brenda 30 ditëve kalendarike nga data e pranimit të kërkesës.
5. Forma e pagesës
Nëse miratohet kthimi:
Bëhet vetëm përmes bankës
(në të njëjtën mënyrë si është pranuar donacioni, kur është e mundur)
❌ Kthimi në cash nuk kryhet.
6. Donacionet e dedikuara (Restricted Funds)
Donacionet e dhëna për projekte specifike si:
Blerje objekti / Qendër komunitare
trajtohen si restricted funds dhe përdoren ekskluzivisht për këtë qëllim.
Fakti që një objekt specifik nuk është blerë ende, ose që projekti është në fazë negociatash, nuk e anulon qëllimin bamirës dhe nuk jep të drejtë automatike për kthim.
Fondet e dedikuara ruhen të rezervuara për realizimin e qëllimit dhe raportohen periodikisht për transparencë.
7. Transparenca dhe raportimi
Shoqata angazhohet për:
- Llogari financiare të rregullta.
- Auditim ose kontroll kur kërkohet.
- Raportim ndaj Charity Commission sipas ligjit në fuqi.
- Përditësime periodike mbi statusin e projekteve.
8. Vendimi përfundimtar
Vendimi përfundimtar për çdo kërkesë:
- Merret nga Board of Trustees.
- Bazohet në ligjin në fuqi dhe dokumentet themeluese të shoqatës.
- Merret në interes të komunitetit dhe integritetit të fondeve bamirëse.
Last updated: 1 March 2026
Albanian European Trust Shoqata muslimane shqiptare
