Sunday , April 28 2024

RRETH NESH

Historiku i mbledhjeve vëllazërore

Dashuria vëllazërore si dhe kënaqësia shpirtërore që ngjalli pranimi i Islamit në zemrat e disa prej vëllezërve Shqiptarë këtu në Londër, bëri që në vitet 1999-2000 të krijohet njëra ndër bashkësitë e para të komuniteteve Shqiptare.

Nën udhëheqjen e organizatorëve të ndryshëm, kjo bashkësi vazhdoj të ishte e rregullt dhe tepër efektive në organizimin e aktiviteteve mësimore, që synonin vetëdijesimin e pjesëtareve të saj ndaj njësh mërisë së Allahut dhe fesë në përgjithësi.

Me angazhimin maksimal dhe të sinqertë të organizatorëve të kësaj bashkësie drejt një orientimi sa më produktiv, në gjirin e saj filloj të vërehej edhe prezenca e atyre pjesëtarëve që gëzonin potencial kontribuues kundrejt sferave të ndryshme të jetës. Si rrjedhojë, në periudhën midis vitit 2002-2007 filluan edhe ligjëratat e para nga hoxhallarë të njohur të trevave Shqiptare, të mbajtura përmes rrjetit elektronik, SKYPE. Përcjellja e ligjëratave drejtpërdrejt, çoj në dobi të shumta në fushën e organizimit dhe prosperitetit të përbashkët si:

  •   Shtimi i pjesëtarëve të komunitetit.
  •   Shndërrimi i kësaj bashkësie në një pikë reference për Shqiptarët në kërkim të një ambientivëllazërorë dhe produktiv.
  •   Konsultimi me hoxhallarë rreth aspekteve të organizimit, adresimi i çështjeve të ndërlikuaranga këta të fundit si dhe, ardhja në ndihmë atyre nevojtarëve që përplaseshin për ndihmë tek këta hoxhallarë, ashtu edhe tek pjesëtarë të tjerë të komunitetit.

 

Në vitin 2008, suksesshëm organizuam seminarin e parë, i cili me të drejtë u cilësua nga ne, si porta kryesore përmes së cilës vijuan edhe tribuna dhe seminare të njëpasnjëshme.

Si rruazat e një byzylyku të shkëputur, ashtu filluan edhe mirësitë e Allahut të trokisnin në bashkësinë tonë. Në vitin 2009, në përkim me përgatitjet për themelimin e një shoqate, filloj edhe shtimi i aktiviteteve të ndryshme arsimore dhe argëtuese si, hapja e klasave për mësimin dhe leximin e Kuranit për fëmijë dhe të rritur, lojëra të ndryshme kryesit Futboll, piknikë, tribuna të shpeshta etj. Po në fund të këtij viti, neve arritëm të përmbushnim kriteret e përcaktuara ligjore për regjistrimin e shoqatës (kompani jofitimprurëse), të cilën neve zgjodhëm ta titullonim: “Albanian British Association”.

Pas një pune të palodhur dhe mjaft të admirueshme, me ndihmën e Allahut të Lartë Madhëruar, Marsi i vitit 2014 shënoj finalizimin e regjistrimit të shoqatës Albanian Europian Trust që do të thotë, kemi kaluar nga një kompani jofitimprurëse në një shoqatë bamirësie.

Ajo sot na shërben si një shigjetë orientuese që udhëheq nevojat e komunitetit shqiptarë në veri të Londrës, drejt integrimit dhe mirëkuptimit shoqërorë brenda suazave të vetëdijesimit ndaj rregullave dhe dispozitave të sheriatit.

Print Friendly, PDF & Email

Leave a Reply