Sunday , April 28 2024

Udhërrëfyesi Islam

Elhamdulilah u ribotua në Londër libri “Udhërrëfyesi Islam”, me një tirazh prej një mijë kopjesh.

Libri “Udhërrëfyesi i Islamit” është një manual i domozdoshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me njohuri të përbledhura rreth doktrinës islame, rreth bazave te Imanit (besimit) dhe të Islamit. Ky libër dallohet për metotologjinë e tij të thjeshtë dhe të mirërënditur dhe për gjuhën e tij të kuptueshme.

Nisur nga eksperienca e gjatë në mësimdhënie dhe në aktivitetin e thirrjes islame, botuesit e këtij libri kanë arritur të paraqesin një Islam të thjeshtë dhe të kuptueshëm bazuar mbi ajetet kuranore, traditën profetike dhe qëndrimet e dijetarëve të mëdhenj të Islamit. Në këtë libër do të gjeni ilustrime me foto të faljes së namazit, si dhe disa sure të shkutra të Kuranit Famëlartë në gjuhën arabe, shqipe dhe të shqipëruara me shkronja latine.

Çdo kapitull shoqërohet në fund të tij me disa pyetje të cilat masin nivelin e përthithjes së tij nga nxënësit. Në fund ky libër shoqërohet edhe me një fjalorth të termave arabisht të përdorura në të.

Print Friendly, PDF & Email