Sunday , May 17 2026

Takim me hoxhen e nderuar Ramadan Ramadani

Ju njoftojme se shoqata “Albanian European Trust” se bashku me “A.M.Y. Ardhmeria”, do te organizojne nje takim vellazeror:

Ligjerues: Hoxha Ramadan Ramadani
Data: E Premte, 21 Tetor 2016
Ora: 20:00
Vendi: Xhamia Finsbury Park
7 – 11 St. Thomas’s Road 
London, N4 2QH

Veç ligjerates se hoxhes se nderuar do te serviret edhe çaj, kafe si dhe rostiçeri (snacks). Po ashtu do te mundesohet vend per grate dhe motrat tona. Presenca juaj dhe e miqve tuaj, do te na ndertonte, ndaj mos ngurroni t’i ftoni edhe ato.

Ramadan Ramadani

Hoxha i nderuar Ramadan Ramadani eshte aktualisht Profesor i asociuar prane Universitetit shteror te Tetoves, anetar i bordit te fondacionit per “Shoqeri te Hapur”, opinonist the columnist ne gazeten “Focus” si dhe analist ne Institutin “Nisma”. Ata te cilet e kanë njohur Hoxhën prej vitesh e kujtojne si themeluesin a shtypshkronjes: “Nun”, si dhe faqen e pare islame ne gjuhen shqipe: “Albislam.com” ne vitin 2000 e pak me vone revisten “Albislam”.

 

Programi i mbrëmjes

20:00 - 20:15 Falja e namazit të Jacisë
20:15 - 20:20 Hapja e programit - Abdullah Sinani
20:20 - 21:00 Ligjeratë: Format e bashkëpunimit qytetar - Hoxha Ramadan Ramadani
21:00 - 21:15 Përshëndetje nga hoxha Adem Avdiu
21:15 - 22:00 Pyetje Përgjigje - Hoxhallarët Ramadan Ramadani dhe Adem Avdiu.
22:00         Mbyllja e programit - Kohë e lirë

 

 

Shiko gjithashtu

Në gjurmët e besimit – Vlera e Dhul-Hixhes

Më 31 Maj 2024, shoqata Albanian European Trust ju fton të merrni pjesë në një mbasdite të veçantë shpirtërore këtë të Shtunë, me një seminar frymëzues që sjell së bashku dije, reflektim dhe përkushtim.

Gëzuar festën e Fitër Bajramit 2025/1446

Të gjithë të dashur, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nesër, më 30 Mars 2025, shënohet …