Të dashur vëllezër dhe motra,
Albanian European Trust ju fton të merrni pjesë në një mbasdite të veçantë shpirtërore këtë të Shtunë, me një seminar frymëzues që sjell së bashku dije, reflektim dhe përkushtim.
📅 E Shtunë, 31 Maj 2025
🕡 Ora: 18:30
🗣️ Ligjëruesit e mbrëmjes:
Hoxhë Adem Avdiu (London)
Myfti Edmir Smajlaj (Malësia e Madhe, Shqipëri)
Hoxhë Nuredin Zhinipotoku (Kosovë)
📖 Tema e seminarit:
“Në gjurmët e besimit – Vlera e Dhul-Hixhes”
Një udhëtim nëpër historinë, përvojën dhe mesazhin e përhershëm të fesë islame – ashtu si përjetohet nga brezat dhe zemrat e përkushtuara.
Do të ketë hapësirë të veçantë për motrat, ndaj ftojmë me përzemërsi edhe ato, bashkë me familjet e tyre, të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të bekuar.
☕ Kafe, çaj dhe ëmbëlsira do të shërbehen gjatë dhe pas seminarit, në një atmosferë vëllazërore e të ngrohtë.
Ejani dhe bëhuni pjesë e një momenti të veçantë për dije. Zoti ju shpërbleftë!
Vendi:
XHAMIA FINSBURY PARK
7-11 ST. THOMAS’S ROAD
LONDON, N4 2QH