Wednesday , April 15 2026

Gëzuar Agjërimin i Muajit të Bekuar të Ramazanit

Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

Urime muaji i begatë i Ramazanit, muaji i meshirës, sakrificës dhe begatisë ..Urime për të gjithë motrat dhe vëllezērit musliman.

Uroj qe ne kete muaj te mbreteroje paqja, perkushtimi ndaj Zotit dhe solidariteti ne mes njerezve. Uroj qe Ramazani t’ju sjelle çdo te mire ne jete, harmoni, mireqenie dhe dashuri ne familjet tuaja.

E lusim Allahun qe te na pranoje dhe te na e lehtesoje agjerimin, te na pranoj lutjet dhe ibadetet tona.

Sot në mbrëmje pas namazit të Jacisë fillon namazi i Teravisë. Allahu na e pranoftë neve dhe juve çdo punë e vepër që bëjmë për Kënaqësinë e Allahut të lartmadhëruar!

Muaji i Ramazanit është rast i volitshëm për pendim dhe kthim tek Allahu. Ai është muaji i mëshirës, i faljes së gabimeve, fshirjes së mëkateve, i shpëtimit prej zjarrit dhe i fitores me hyrje në xhenet. I lumtur është ai që e di këtë dhe që shpejton ti afrohet Allahut me pendim dhe kthim, me kërkim faljeje dhe keqardhje për atë që e ka bërë…

 

Shiko gjithashtu

Gëzuar festën e Fitër Bajramit 2025/1446

Të gjithë të dashur, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nesër, më 30 Mars 2025, shënohet …

Festimi i Fitër Bajramit 2025

Ju njoftojmë se shoqata Albanian European Trust, do të organizojë një eveniment festiv për të gjitha familjet shqiptare në Londër, ditën e Diel 30 Prill 2017. Në këtë ditë festive, kemi për qëllim mbi të gjitha, argëtimin e fimijëve me aktivitete të ndryshme si “bouncing castle” dhe lojërave të tjera zbavitëse. Për gratë do të ketë hapësirë të vecantë.