Festimi i Fiter Bajramit

Me kënaqësi ju njoftojmë, se me datë 9 Korrik 2016, prej orës 12:00 – 19:00, do të organizojmë së bashku me shoqatën Ardhmeria festën e madhërueshme të Fiter Bajramit. Ftesa është e hapur për të gjitha familjet shqiptare, që dëshirojnë të ndajmë së bashku gëzimin dhe harmoninë e kësaj dite. Në këtë ditë ndër të tjera do të jetë në vëmendje argëtimi i fëmijëve tanë me lojëra zbavitëse, “bouncing castle” si dhe rrëshqitëse.

Gjithashtu vlen të përmendet se po në këtë ditë dy vëllezërit tanë do të ofrojnë akika për fëmijët e tyre. Allahu i ruajtë ato dhe prindërit e tyre. Do të ketë pije freskuese, akullore për fëmijë si dhe ëmbëlsira. Çdo kush mund të sjellë (nëse dëshiron) ushqim tradicional, për ta bërë sa më të larmishme tavolinën.

Adresa:
Nadi Park Royal
260 Old Oak Common Lane
London, NW10 6DX

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, duhet të plotësoni formularin e më poshtēm, për të konfirmuar prezencën tuaj dhe të familjes suaj, pse jo edhe të shokëve tuaj.

Mos plotësimi nga ana juaj e këtij formulari mund të çojë në vonesa të pa dëshirueshme atë ditë gjatë hyrjes, si dhe do të ishte lehtësim edhe për organizatorët e këtij evenimenti.

Emri Juaj
Emaili Juaj
Numri i telefonit
Ju lutemi shënoni numrin e personave që do të vijnë me ju përfshirë dhe veten tuaj si dhe gjininë e secilit prej jush.
Mosha Gjinia
Femërore Mashkullore
Mbi 18 vjeç
12 - 18 vjeç
0 - 12 vjeç
Mesazhi Juaj

Shiko gjithashtu

Seminar 24 Dhjetor 2016

Ju njoftojmë se shoqata “Albanian European Trust”, do të organizojë një seminar: Ligjerues: Hoxhallarët Adem …

Takim me hoxhen e nderuar Ramadan Ramadani

Ju njoftojme se shoqata “Albanian European Trust” se bashku me “A.M.Y. Ardhmeria”, do te organizojne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
loading...