Friday , April 19 2024

Mrekullia e ndarjes së Hënës në dy pjesë

Hëna, që nuk kishte gabuar qoftë edhe një sekondë nga detyra e saj nga dita e krijimit, për hatër të atij që ishte shkak i krijimit, me anë të shenjës së tij, u nda në dy pjesë, duke e lënë malin e Minasë ndërmjet dy pjesëve të Hënës së ndarë dhe duke formuar kështu një pamje të frikshme për të pranishmit. “Shikoni dhe dëshmoni! Dëshmoni!”, u thoshte Profeti (s.a.s.) shokëve të tij, kurse idhujtarët e habitur thonin që Profeti u ka bërë magji. Njëri nga idhujtarët, me mendimin se Profeti u ka bërë magji, vendosi të pyeste edhe të tjerët, nëse e kanë parë Hënën të ndarë apo jo. Ky mendim u mbështet edhe nga të tjerët, të cilët disa ditë më vonë, pyetën njerëzit që vinin me karvanë nga Jemeni dhe vende të tjera. Që të gjithë, të habitur nga kjo ngjarje, deklaronin se e kishin parë hënën të ndarë në dy pjesë dhe ishin frikësuar shumë. Pas kësaj, idhujtarët filluan të thonë: “Magjia e jetimit të Ebu Talibit, preku edhe qiejt”, duke vazhduar në këtë mënyrë inatin e tyre. Pra, edhe pse e panë me sytë e tyre këtë mrekulli, sërish vazhduan rrugën e mohimit të Allahut dhe të Profetit të Tij.

Nga cikli i mësimeve online me hoxhën e nderuar Bilal Shkrepi me komentimin e librit historia e profetit Muhamed alejhi ue selatu ue selam, i cili është shkruar nga 4 dijetarë dhe pedagogë të universitetit “Umm Al Kura”
Titulli: Ndikimi i vërtetë dhe mësimet e bukura nga biografia e qenies më të mirë njerëzore.
Titulli original: صحيحُ الأثر وجميل العِبر من سيرة خير البشر

Autorët: Dr. Mohammed Bin Samal Al-Sulami, Dr. Abdul Rahman Bin Jameel Qassas, Dr. Saad Bin Musa Al Mousa, Dr. Khalid Bin Mohammed Al Ghaith

Print Friendly, PDF & Email

Shiko gjithashtu

Marreveshja mes Muslimaneve

Marreveshja që bëri Profetit Muhamed salAllahu alejhi we selam mes Muslimaneve si dhe vëllazërimi mes …

Marreveshja me Hebrenjt e Medines

Marreveshja që bëri Profetit Muhamed salAllahu alejhi we selam me Hebrenjt (çifutët) e Medinës. Nga …